Në Ditën e Rinisë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është kthyer pas në kohë, para 31 vitesh kur studentët u ngritën për një Shqipëri pluraliste. Basha ka kujtuar një episod të së shkuarës që nuk i hiqet nga mendja edhe sot pas kaq shumë vitesh.
“Më kujtohet një episod që nuk më hiqet nga mendja. Një vajzë që i kthehet Adil Çaçanit dhe i thotë nuk dua të lind më fëmijë për partinë tuaj. Kjo është një thënie para 31 viteve, përplasur fytyrës së Adil Çaçanit, kryeministër ose ministër i asaj kohe, nuk e mbaj mend mirë. Kjo pasojë që i dha këtë guxim kësaj vajze është më e tmerrshme se kurrë se në forma më të sofistikuara që i shtyp liritë e njerëzve. Është pasojë e këtij regjimi që Shqipëria po zbrazet dhe këtu vë përgjegjës kryesor regjimin që ka vrarë zgjedhjet. Duhet të jemi të vërtetë dhe të dimë pse të kërkojmë falje. Ka ardhur momenti, nuk ka më kohë për mua, për brezin tim sepse do të ishte një mëkat i pashyleshëm. Shkulëm komunizmin, por jo mentalitetin komunist”, u shpreh Basha.
/Priza.al/