Reperi i njohur Getinjom është gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe pse nuk ka shumë kohë që ka nisur “Big Brother Vip Kosova”. Së fundmi, ai ka shkëmbyer puthjen e parë me konkurrenten Vivien dhe mesa duket romanca e parë ka nisur në shtëpinë e ‘BBV Kosova’.
Por natën e djeshme, Getinjo ka thënë se nuk ka kompleks nga veprimet e tij dhe theksoi se nuk duhet t’i vijë turp.
“Ishte puthje e lehtë, por me ndjenja. Nuk më vjen turp, as nuk kam komplekse të tregoj se nuk jemi duke bërë asgjë të turpshme. Atë që po e ndjemë, ne po e bëjmë. Në fakt e kam menduar që mund të ekzistojë një bukuroshe që është e qetë dhe më afrohet me qetësi. Tek Vivi më pëlqen qetësia. Unë i kam disa shaka që rrallë kush i kupton por Vivi mi ka kuptuar prej fillimit. Jemi të rritur e dimë çfarë bëjmë, nuk i kemi kaluar kornizat asnjëherë”, u shpreh Getinjo.
Ndërkohë, Vivien tha se pëlqen marrëdhënien e saj me Getinjon dhe theksoi se nuk dëshiron që të nxitojë në atë që po krijohet me reperin.
“Nuk dua të nxitojmë, shpresoj që të transmetojmë diçka të mirë që njerëzit të japin dhe të marrin dashuri dhe shpresojmë që edhe jashtë ta kemi transmetuar”, tha Vivien.