Nuk duhet të blini më kurrë Nutella! Ja përse…

Shumë e vështirë të ketë një shtëpi që nuk e ka një kavanoz me Nutella.  Nutella është kaq e përhapur dhe kaq e mirë, sa edhe Shteti Islamik e përdorte për të joshur luftëtarët e rinj. Por gazeta britanike, Mirror shkruan se duhet të ndaloni urgjentisht së ngrëni Nutella. Ferrero, kompania që e prodhon, është paditur në SHBA pasi ka bërë reklamë false, duke sugjeruar se ky ushqim sjell përfitime shëndetësore. 

Por çfarë përmban Nutella? Sheqer, vaj palme, lajthi, kakao, sojë lecitin dhe vanilje. 

Le ta nisim nga soja lecitin. Sipas Mirror, ndryshe nga soja natyrale e fermentuar që përdoret gjerësisht në dietat aziatike, kjo është një sojë e modifikuar gjenetikisht, të cilën trupi e tret me vështirësi. 

Disa ekspertë kanë këshilluar gratë shtatzëna, fëmijët dhe të mbijetuarat e kancerit të gjirit që të mos e përdorin pasi ndikon në nivelet e hormoneve në trup. 

Pastaj është vanilina, një përbërës i vaniljes. 

Ky nuk është ai afrodiziaku, qetësuesi dhe përmirësuesi i humorit që blihet kaq shtrenjtë në Madagaskar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *