Të gjitha marrëdhëniet kanë ulje-ngritje, kohë të mira dhe të këqija dhe momente të forta dhe të dobëta. Një marrëdhënie e suksesshme për t’u karakterizuar si e tillë, duhet të kalojë ulje-ngritjet e saj dhe ky është ligji.
Duhet të dini se ndarjet e vogla janë një dukuri e zakonshme në marrëdhëniet e të rriturve, por nëse është diçka për t’u mbajtur dhe nëse jeni të lidhur emocionalisht, përfundimisht do të përfundoni së bashku.
Por a vlen kjo për të gjithë?
Jo, sigurisht, pasi ka një shenjë që nuk e meriton një shans të dytë, sepse nga njëra anë nuk ndryshon lehtë, nga ana tjetër do të dëshirojë të “hakmerret” ndaj jush.
Merreni me mend se kujt i referohemi?
Por sigurisht kur fjala “hakmarrje” hyn në ekuacion, mendja jonë shkon gjithmonë te Akrepi dhe me të drejtë. Akrepi, pra, mund të bëjë gjithçka për t’ju bërë të ktheheni tek ai. Ai do t’ju bëjë të kuptoni, se çfarë ju ka bërë të largoheni dhe njëkohësisht do të bëhet krijesa më e pabesueshme që ju joshë të ktheheni.
Fatkeqësisht, e gjithë kjo është një flluskë e madhe që do të shpërthejë në duart tuaja sapo të dorëzoheni. Nuk themi se e bën me qëllim, nuk themi që luan një rol kaq gjatë sa të pretendon. Por themi se egoizmi i tij i tepruar do të bëjë që ai t’ju “dënojë” që e keni lënë atë dikur.
Pra, nëse jeni gati të ktheheni në një Akrep, zbuloni si qendron e vërteta dhe ikni, ose merrni rrezikun tuaj duke shpresuar të jeni përjashtim nga rregulli.
Të pandershmit janë edhe simpatikë…
/Priza.al/