Në këto ditë të acarta kur njerëzit përpiqen të gjejnë vende të ngrohta dhe të shmangin daljet, një grup të rinjsh po sfidojnë temperaturat minus.
Ata jo vetëm që zhvillojnë shëtitjet në malet e Thethit, por nuk ngurojnë as të lahen në një prej atraksioneve të kësaj zone siç është ujëvara e Grunasit.
Të rinjtë, pjesë e klubit “Drini Team” shprehen se veprimi i tyre është krejt normal për ta dhe nuk e kanë bërë për të tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale.
Ndër të tjera ata rrëfejnë se e bënë më shumë për të treguar që Thethi, është shumë i bukur për t’u vizituar në dimër jo vetëm për ta parë, por edhe për t’u larë.
Këta të rinj shprehen se kanë zhvilluar aventura në male edhe në kushtet më ekstreme të motit dhe me temperatura që shkonin nën -20 gradë celsius dhe se kënaqësia që përjetojnë tejkalon pengesat apo vështirësitë klimaterike.
/Burimi: A2CNN/