“Nuk e di si janë përdorur”/ Atentati ndaj prokurorit të Durrësit, Rraja mohon akuzën: Më janë marrë dy herë monstrat e pështymës

Redjan Rraja, i akuzuar për atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, ka mohuar akuzën në sallën e gjyqit.

“Nuk kam asnjë lidhje me ngjarjen”, tha Rraja, ndërsa nuk dha pëlqim për t’u pyetur në proces.

Në vijim, prokurori Adnand Xholi lexoi deklarimet e dhëna në vitin 2019, ku po ashtu Rraja ka mohuar përfshirjen e tij në ngjarje.

I pyetur nga prokurori në lidhje me faktin se profili ADN i tij perputhet me atë të gjetur në atë te sendeve të sekuestruara në automjetin e atentatorëve të Ndojës, Rraja tha se “Më janë marrë dy herë monstrat e pështymës dhe gjurmët e gishtave në drejtorinë e policisë. Nuk e di si janë përdorur. Në një rast më janë marrë pa avokat, edhe pse kam kërkuar praninë e tij. Po ashtu më kanë marrë shumë rroba në makinën time pas arrestimit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *