Nuk e dinit? Shampanja është më e mira për trurin dhe problemet me kujtesën

Rreth 7% e britanikëve konsumojnë shampanjë çdo dy javë dhe kjo shifër së shpejti do të rritet. Një hulumtim i ri tregon se shampanja ka efekte të mahnitshme në trurin e njeriut.

Nëse dyshoni se do të shënoni pak pikë në një test të kujtesës afatshkurtër, atëherë mos u dëshpëroni.

Shkencëtarët e Universitetit ‘Reading’ kanë zbuluar se sasitë e vogla të alkoolit e përmirësojnë funksionin e trurit,të memories apo kujtesës. Për këtë, shampanja na furnizon me përbërës të cilët kanë ndikim pozitiv në kujtesën hapësinore, që do të thotë se, ndryshe nga efektet e birrës, do ta gjeni rrugën për në shtëpi.

Një studim tjetër i fundit nga Journal of Neuroscience ka zbuluar se alkooli i ndihmon disa zona të trurit të mësojnë dhe të mbajnë mend më shumë.

Megjithatë, për t’i gëzuar efektet e mahnitshme të alkoolit, është mirë të mos pini shpesh, por të pini në mënyrë të zgjuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *