Familjarët e Mateos, 8-vjeçarit që u vra nga fqinji i tij dhe më pas u gropos, kërkojnë drejtësi.
Babai i Mateos endet rrugëve të qytetit i pashpresë, në mes lotëve e britmave thotë që do të vdesë e ti bashkohet të birit, pasi dhimbja është shumë e madhe për të.
“E fute në dhe babain. O Mateo, nuk të lë babai. Më ka ngel merak. E nisi çunin për të blerë bukë, shkoi çuni i mori bukën dhe ja çoi atje edhe të ma vrasi, vetëm kjo më ka ngel gozhdë. Të vdes unë vetëm dua ta shikoj. Të vdes tani dhe të shikoj çunin atje ku është. Të vdes tani. Nuk e dua jetën, unë sikur jam i vdekur. Jam i vdekur, nuk di ça të them. Ngrihuni o popull, mos bëni sehir, se keni fëmijë vetë. Ma morën jetën e çunit kot fare,” dëgjohet teksa thoshte i ati në gjendje të rënduar psikologjike.
Mes lotëve dhe dëshpërimit që i ka kapluar, ata kanë lënë ambientet e gjykatës së Fierit, ku u caktua edhe masa ‘arrest me burg’ për Klodian Çalamanin, dhe i janë drejtuar qendrës së qytetit, ku po mbledhin firmat e qytetarëve, pasi kërkojnë dënim me varje për autorin.
/Priza.al/