Nuk e falin Ilir DAJËN në Kosovë, dënohet trajneri i Ballkanit

Ilir Daja dhe fama tij e madhe ka marrë dhenë, pasi sukseset në krye të ekipit të Ballkanit po oshëtinë në të gjithë europën. Por veç të gjithash, Ilir Daja është bërë protagonist në listën e Komisionit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sfida e javës së 11 të Superligës së Kosovës, ka vendosur përballë Drenicën dhe Ballkanin. Sfida e mbyllur me shifrat 1-1, ka bërë protagonist trajnerin Daja. Një incident i ndodhur gjatë takimit ka bërë që trajneri i Ballkanit të reagojë ndaj arbitrit të katërt duke e kapur fort nga krahu, gjë që do ti kushtojë 2 takime në tribunë.

Raporti:

Trajneri i FC ”Ballkani”, Ilir Daja nr ID.028309M66. Në minutën e 90+, ka kapur nga krahu gjyqtarin e katërt dhe e ka ushtruar forcë, për këtë është ndëshkuar me karton të kuq autamatikisht. Sipas raporteve të zyrtarëve në ndeshjen Drenica-Ballkani. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika D të Rregullores së disiplinës; Dënohet me mos ushtrim të detyrës për 2 (dy) ndeshje sipas kalendarit të FFK.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *