Ju nuk e dini sesa gjëra mund të bëjë një pudër bebesh.
Përveçse të qetësojë dhe zbusë lëkurën e bebushit tuaj, ju vjen në ndihmë dhe në disa mënyra të tjera.
Priza.al ju sjell në vëmendje disa “truqe përdorimesh” të cilat do t’ju lehtësojë njëherë e mirë shumë gjëra:
Bizhuteri të bëra nyje
Mos humbni më kohë duke u munduar të zgjidhni ato nyjet e bezdisshme. Spërkatini me pak pudër dhe ndajini me ndihmën e një gjilpëre.
Mobilje që zënë myk
Mbajini sirtarët dhe dollapët të pastër por mbi të gjitha freskët, vetëm duke i spërkatur me pak pudër bebesh. Kjo shërben sidomos për mobiljet antike që kanë erëra karakteristike.
Flokë të yndyrshëm
Pjesa më e madhe e shampove të thata kanë në përbërjen e tyre niseshte, prandaj edhe pudra jep të njëjtin efekt. Hidhni pak pudër në pëllëmbën e dorës dhe masazhojeni në flokë për të thithur yndyrën e tepërt.
Për një krevat të freskët
Të shtrihesh në një krevat të nxehtë gjatë verës vetëm gjumë relaksues nuk nënkupton. Spërkatni pak pudër në çarçafët tuaj që të thithë djersën dhe t’ju mbajë të freskët.
Një familje milingonash
Mbaji milingonat jashtë kuzhinës duke hedhur pudër në vendet ku ato dalin. Milingonat e urrejnë erën e pudrës.
Njollat e vajit
Hidhni pudër mbi njollat e vajit përpara se t’i fusni rrobat e njollosura në lavatriçe.
Parkete të zhurmshme
Hidhni pudër bebesh mbi parketet të cilët bëjnë zhurmë kur ecni, dhe shtyjeni atë në hapësirat e vogla boshe për të ndaluar zhurmën.
Për qerpikë voluminozë
Blogeret betohen mbi këtë marifet. Gjatë aplikimit të maskarës, spërkatini me kujdes qerpikët me pak pudër, dhe vazhdoni aplikimin si normalisht. Do të shihni çfarë volumi do të kenë qerpikët në fund.
Këmbë të djersitura
Spërkatni pudër brenda këpucëve për t’i mbajtur këmbët e thata dhe erërat e këqija larg.