Mëngjesi nuk duhet t’i mungojë kurrë rutinës tuaj, kjo sepse është vakti më i rëndësishëm i ditë. Sakaq, ushqimet që konsumojmë në mëngjes do të përcaktojnë edhe mbarëvajtjen e gjithë ditës, si dhe do të kenë ndikim afatgjatë në shëndet. Priza.al ju sjell në vëmendjen tuaj disa nga gabimet që bëni zakonisht dhe si mund t’i përmirësoni:
Mungesa e proteinës
Në shumicën e kohës, vakti i mëngjesit është i pasur me karbohidrate. Ky është një fillim i gabuar i ditës sepse mëngjesi i mirë duhet të jetë i pasur me proteina. Ekspertët këshillojnë se proteina gjendet tek vezët, gjiza, djathi, tërshëra dhe kosi.
Mungesa e vëmendjes tek ushqimi
Mungesa e kohës dhe ritmi i shfrenuar i ditës mund t’ju lërë pak mundësi për të ngrënë mëngjes. Ngrënia në këmbë, shpejt e shpejtë ose nëpër shkallë mund të shuajë urinë përkohësisht. Nëse nuk e keni mendjen në sasinë dhe llojin e ushqimit do të hani pa kriter por do të rrisni rrezikun e mbipeshës dhe sëmundjeve të zemrës.
E bardha e vezës
E bardha e vezës mund të ketë pak kalori dhe proteinë, por e verdha është plot me aminoacide omega-3 dhe antioksidantë që ushqejnë trupin dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira.
Më pak yndyrë
Nëse keni vendosur të qëndroni larg yndyrave, duhet të dini se kjo ju bën më shumë të shtoni në peshë. Jo të gjitha yndyrat janë të këqija. Mëngjesi ideal duhet të jetë i balancuar me yndyra të shëndetshme dhe proteinë. Ato i gjeni tek avokadot, farat chia, veza e plotë dhe gjalpi i kikirikut.
Mangësi në racion
Ngrënia e një vakti të pasur dhe të ekuilibruar në ushqyes është i rëndësishëm për gjithë ditën. Ekspertët thonë se është më mirë të hani racione të bollshme në mëngjes se në darkë. Studimet thonë se një vakt i bollshëm me proteina ndihmon në menaxhimin e diabetit të tipit 2.
Mëngjesi i vonë
Nëse e shtyni mëngjesin më vonë pasi të keni bërë dush, veshur e dalë nga shtëpia, atëherë nuk jeni në rrugë të mbarë. Mëngjesi duhet ngrënë deri një orë pas zgjimit.
Kafeja para bukës
Pirja e kafesë me stomak bosh rrit prodhimin e aciditetit në stomak. Njerëzit që kanë një stomak të ndjeshëm mund të vuajnë nga tretja problematike, urthi dhe problemet me zorrët. Prandaj rekomandohet që kafeja të pihet pas ngrënies.
Drithërat direkt nga kutia
Drithërat e mëngjesit janë të mbushura me sheqer. Sasia e shëndetshme e tyre është një filxhan çaji, por nëse i hidhni ato direkt nga kutia do të hani më shumë.