Shqiptarët janë sërish protagonistë të një ngjarjeje të rëndë në Greqi. Një grua me origjinë shqiptare ka qëlluar me armë zjarri bashkëshortin e saj disa herë në bark duke e lënë atë të plagosur rëndë ku po lufton me vdekjen.
Ngjarja ka ndodhur rrugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë ku, autorja kryesore e dyshuar e ngjarjes Klodiana Celo Pavlidou, është arrestuar nga policia, dhe sipas informacioneve shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet të jenë bërë konfliktet familjare.
Siç është bërë e ditur deri më tani, gjithçka ka ndodhur para syve të vajzës së tyre 13-vjeçare. Menjëherë kanë ndërhyrë kalimtarët që thirrën policinë dhe ambulancën e cila dërguan në rajon autoren dhe në spital në gjendje të rëndë por jashtë rrezikut për jetën viktimën.
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/Priza.al/