‘Nuk e nxora unë në pritë Azemin’/ Izet Haxhia jep dëshminë tronditëse para gjyqtarit: Para vrasjes ishte me Berishën, e qëlloi…

Izet Haxhia ka dëshmuar sot për vrasjen e Azem Hajdarit në gjykatë, ku ka folur për takimet me Haklajt dhe se çfarë u diskutua në PD.

Gjatë fjalës së tij para togave të zeza, Haxhia tha se, nuk e nxori ai në pritë Hajdarin, ish-deputetin e PD-së.

Jam ish-agjent i CIA"/ Izet Haxhia kërcënohet me jetë nga një i dënuar për  vrasje - Vizion Plus

“Nuk e nxora unë Azem Hajdarin në pritë. Para se të vritej, Hajdari ishte në takim me Sali Berishën. Azemi u njoftua se jashtë PD ishte një mjet me tritol.

Kur e informoi këshilltari, ishte në zyrën e Berishës. Kur doli te makina, Azemi trokiti te xhami. Jaho Mulosmani ishte shofer i makinës, nuk qëlloi.

Ai që qëlloi ishte Fatmir Haklaj. Kur ndodhi ngjarja, unë isha me Halil Haklajn. Unë e Azemi kemi qenë bashkëthemelues të PD.

Jam ndjerë shumë i përdorur. Vrasja u bë për të rrëzuar Fatos Nanon. Fatmir Haklaj më tha se, nuk kishte shkuar për të vrarë Azemin”,- tha Haxhia.

Izet Haxhia: Libri i De Villers ka të dhënat që mungojnë për vrasjen e  Hajdarit | Gazeta DITA

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *