Ish-konkurentja e ‘Për’puthen’ Tea Trifoni, do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e kanë bërë me dije burime ekskluzive për ‘Iconstyle’. Sipas burimeve babai i fëmijës që po pret Tea nuk është personazh publik.
Sakaq nëse hedhim një sy në profilin zyrtar në Instagram të ish-konkurentes, ajo i ka rralluar postimet, ku i fundit postim me foto të saj daton 10 javë më parë. Epo për një person publik si ish-konkurentja e Për’puthen është një kohë relativisht e gjatë pa postuar, ndërkohë që pak kohë më parë ajo ishte shumë aktive.
Kujtojmë se pas largimit nga ‘Për’puthen’, Tea Trifoni u bë pjesë e emisionit ‘Goca dhe Gra’ në rolin e moderatores. Edhe pse ishte pjesë e disa episodeve, më vonë u mësua se ajo nuk do të ishte më pjesë e programit. Në një lidhje ‘live’ me mikun e saj Arjan Konomi, ky i fundit e pyeti se pse nuk ishte pjese e formatit, Tea u pergjigj se:
“Me ndërrimin e qeverisë ndryshuan edhe bashkëpunëtorët e qeverisë. Ishte zhgënjyese dhe as nuk u falenderova edhe pse e nisëm gjithçka bashkë nga zero”,- u shpreh ajo.