Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Himarë, ku humbi jetën tragjikisht një 7-vjeçare pasi u përplas nga gomonia e ish-shefit të komisariatit, Arjan Tase.
Lidhur me ngjarjen shoqëria civile ka paralajmëruar protestë para Ministrisë së Mbrojtes.
“Nuk e vrau varka, por shteti!” është moto e protestës që mbahet nesër në orën 19:00 para Ministrisë së Brendshme.
Deri më tani mësohet se e mitura është përplasur fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.