Ka dalë në pah një zakon interesant i mbretëreshës Elizabeth, e cila çdo vit për Krishtlindje, shikon filmin e saj të preferuar, Flash Gordon .
Deklarata erdhi nga Brian Blessed, një nga aktorët e filmit në fjalë. Blessed tha në një intervistë se mbretëresha ulej dhe shikonte filmin me nipërit e saj çdo Krishtlindje.
Flash Gordon është një film fantastiko-shkencor i vitit 1980 me Sam Jones dhe Brian Blessed.
Filmi tregon aventurën e futbollistit Flash dhe miqve të tij, të cilët udhëtojnë në planetin Mongo dhe e gjejnë veten duke luftuar kundër Ming Brutalit për të shpëtuar Tokën.
Por kjo nuk është e vetmja traditë e Krishtlindjeve që familja mbretërore pëlqen. Dihet se familjes i pëlqejnë edhe lojërat e tavolinës si Monopoly të cilat i luajnë çdo Krishtlindje.
/Priza.al/