Pamje të rënda dhe të trishta u publikuan dje nga Shtëpia e të Moshuarve në Kosovë, ku infermierja dhunonte brutalisht të moshuarën.
Në video së bashku me të renë edhe 3 vajza të tjera, ku njëra prej tyre është ajo që filmon gjithë ngjarjen e rëndë. Ky lajm ka nxitur reagime të shumta si në Kosovë por dhe në vendin tonë, çka bëri të mundur dhe arrestimin e dhunueses. Lidhur me ngjarjen prokurori i Pejës, Dorjan Juniku pohon se vajza që shihet në video duke dhunuar të moshuarën, sipas kodit penal rrezikon dënimin me burg deri në 3 vjet.
“Në kodin penal përcaktohet se sulmi ndaj viktima të ndjeshme siç është rasti në fjalë maksimumi i dënimit është 3 vjet”, tha prokurori.
Ai sqaroi se nisur nga fakti që infermierja punon në një institucion privat nuk mund të vlerësohet si person zyrtar. Nëse do të ishte e tillë, do të akuzohej për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës, shpjegoi prokurori.