Nuk fitoi titullin e 8-të në Formula 1, Lewis Hamilton merr titullin fisnik nga princi Charles

Piloti britanik i Mercedes, një legjendë e gjallë e garave të shpejtësisë, ka marrë një vlerësim të jashtëzakonshëm në vendlindje. Princi Charles i Uellsit, i dha titullin “Sir” 36-vjeçarit, si shenjë vlerësimi për arritjet e jashtëzakonshme në sport.

Hamilton bëhet piloti i katërt i Formula 1 që fiton titullin “Sir”.

Piloti ishte i shoqëruar nga nëna e tij në ceremoninë që u mbajt në Kështjellën e Winsdor. Një mirënjohje e lidhur edhe me aktivitetin e rëndësishëm të kryer nga Hamilton jashtë pistave dhe lidhur me projektet e përfshirjes dhe barazisë.

Rikujtojmë që Lewis Hamilton nuk ia doli të triumfonte këtë vit, që do të ishte titulli i tetë dhe rekord absolut në Formula 1. Për vitin 2021, kampion bote u shpall piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen. I dyti Hamilton dhe i treti doli Carlos Sainz me Ferrari.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *