“Nuk flasim me njëra-tjetrën”, si Jasmina dhe Ola “mashtruan” publikun, fotoja i nxjerr blof

Më herët doli një video ku dëshmonte se Ola dhe Jasmina banonin në të njëjtën banesë. Ato dolën nga e njëjta hyrje pallati, për të marrë një porosi për të ngrënë. Pavarësisht faktit se u shfaqën si armike të njëra-tjetrës, pamjet në fjalë ngritën dyshime se në fakt ato ishin mikesha shumë të mira, dhe se madje jetonin në një shtëpi. Por pas këtyre pamjeve që bënë xhiron virale, Ola dhe Jasmina thanë se kishin rastisur të dyja në një pallat, por nuk jetojnë bashkë.

Më pas gjatë një përballje në “Për’puthen” ato të dyja treguan se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë. Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë, dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë.

Kjo përballje ngre shumë dyshime. “Iconstyle” ka siguruar një foto, në të cilën Jasmina dhe Ola shihen të ulura bashkë në një lokal. Fotografia është shkrepur në Durrës, dhe dy vajzat shfaqen të ulura në një tavolinë duke folur me njëra-tjetrën dhe me një djalë, identiteti i të cilit nuk dihet.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *