Moderatorja Einxhel Shkira në një bisedë me DJ Dagz ka treguar se jashtë shtëpisë së ‘Big Brother VIP’ ajo nuk ka folur me Donaldin. Mirëpo sikurse shprehet ajo, brenda shtëpisë i ka dhënë një mundësi të dytë dhe është në pritje që ai ta vlerësoj këtë gjest.
Këtë deklaratë gazetarja e bëri teksa bisedonte me Dagzin në ambientin e suitës.
“I kam dhënë një mundësi të dytë. Unë pres që ai ta vlerësojë këtë gjë. Mund ehe mos t’i interesojë këtë gjë por kam pritur që ai të tregohet aq i zgjuar që unë kam zgjedhur të bëj këtë gjë dhe jo diçka tjetër. Unë kam deklaruar që nuk flisja me të, por nuk kam thënë kurrë arsyen pse. Po pres që ai ta vlerësojë këtë gjë, jo mua si person por gjesti. Është gjest burrash dhe nëse ai nuk e vlerëson burrinë e tij do tregojë. Nëse do kisha qenë në vend të atij do e kisha vlerësuar”,- tha ajo.
Gjithashtu Einxhel shtoi se në shumë situata ka zgjedhur ta mbështesë Donaldin si lojtar, edhe kur nuk është dashur ta bëjë këtë gjë.
/Priza.al/