Sikur të mos mjaftonte vera që shkrumboi shtetin helen me zjarre, Greqia ka qenë e pushtuar nga moti i keq së fundmi ku në vetëm 72 orë bien 700 milimetra shi. Kjo sasi është, mesatarisht, dyfishi i reshjeve vjetore në qendër të Athinës e po ndikon për keq në zona të vendit, ku fenomeni ka qenë më prezent.
Banorët e Evias veriore jetuan orë të tëra agoni gjatë gjithë natës, duke u ankuar se zona është e pa fortifikuar dhe se punimet e nevojshme për mbrojtjen nga përmbytjet nuk janë bërë pas zjarreve katastrofike të verës.
Disa shtëpi në Loutro të Kotsikia janë përmbytur, me banorët që shohin pronat e tyre të shkatërrohen brenda pak orësh. Sipas kryetarit të bashkisë së Mantoudi, George Tsapourniotis, qindra shtëpi janë përmbytur, ndërsa gjatë gjithë natës ekipet e shpëtimit transportuan të moshuarit në vende të sigurta. Sipas informacioneve, shtëpitë e përmbytura tejkalojnë 200. Për momentin, fenomeni i motit të keq është dobësuar në Evia Veriore, por ka shqetësime të mëdha për periudhën e ardhshme.
/Burimi: CNN Grecce/ Priza.al/