Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës, nëse në Kuvend nuk diskutohet mandati i deputetes Olta Xhaçka.
“Sot kemi në rend dite detyrimin që ka Kuvendi për të zbatuar një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Jashtë asaj që u vendos në Komisionin e Mandateve ne deputetët e opozitës nuk kemi ende raportin e shumicës në Këshillin e Mandateve. Ju nuk guxuat atë ditë të merrni një vendim, latë afat deri të mërkurën për paraqitjen e raportit. Sot keni nisur seancën plenare dhe nuk dimë akoma kush është qëndrimi juaj, dhe se çfarë do të votojnë deputetë e mazhorancës dhe opozitës.
Duhet të ndërprisni seancë, të na vendosi në dispozicion raportin që të njihemi me qëndrimin tuaj dhe nuk mund të fshiheni gjatë sepse do të votoni pas disa orësh na vendosi në dispozicion afatin e shumicës”, tha Bardhi.