Nuk i del e keqja! Cako ‘shpërthen’ kundër mjekut Sallabanda: Është doktor leshi, do të vrasë rininë

Mbrëmjen e djeshme konspiracionisti Alfred Cako ishtë i ftuar në ‘Opinion’ ku përveç komenteve për doktorin Pëllumb Pipero, ai hodhi akuza të rënda për mjekun Kita Sallabanda, duke e cilësuar atë si një doktor “leshi”, i cili do të vrasë rininë dhe shqiptarët.

Ai tha se asgjë nuk do të marrë rrjedhën e gjërave siç i ka parashikuar mjekësia dhe kështu siç është nisur me vaksinimet asgjë nuk do të përmirësohet dhe shtoi se të pavaksinuarit duhet të ruhen nga ata të vaksinuarit dhe jo e kundërta.

“Ky është një doktor leshi, po ta them unë. Një doktor që thotë “të vaksinohen njerëzit me detyrim” është doktor leshi, është diktator. Tani po të them, duan të vrasin rininë. Nuk mund ta lejojmë ne të vrasin rininë, bashkë me diktaturën botërore të vrasin shqiptarët. Edhe do ta kuptoni këtë në muajin shkurt dhe mars. Ata po thonë “çdo gjë do përmirësohet”, por ja ku jemi bashkë, çdo gjë do përkeqësohet. Do të ketë më shumë të vdekur nga vaksinat. Edhe ruajuni të pavaksinuar nga të vaksinuarit, sepse siç thotë doktor Coleman, “të gjithë të vaksinuarit janë një bombë për të pavaksinuarit”, u shpreh Alfred Cako.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *