Ish-lideri historik i PD-së Sali Berisha kërkoi që të merrte fjalën në Kuvend fill pas mbarimit të fjalimit mbi paketën e rezistencës sociale nga kryeministrit Edi Rama. Por kryetarja e Kuvendit refuzoi që ti jepte fjalën duke ja kaluar atë deputetes së PD, Jorida Tabaku. Në ato momente ai ka braktisur sallën duke dalë jashtë për të folur për mediat.
“Ishte absurde, antirregullore, e zonjës Felaj, që nuk më lëjoi t’ja përplasja në fytyrë, shkeljet që ka bërë Rama. Zonja Felaj e kuptoj që do e demaskoja Edi Ramën, në sy të publikut”./Priza.al