“Nuk i mbajtën më nervat”/ 40-vjeçari korçar, dhunon motrën e tij

Një 40-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi ka ushtruar dhunë  fizike ndaj motrës së tij 42-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një shtetas për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 40 vjeç, banues në fshatin Mborje, Korçë, pasi në banesë ky shtetas dyshohet se ka dhunuar fizikisht motrën e tij, shtetasen E. I., 42 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, Korçë, ndaj së cilës u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *