Një 64-vjeçar është proceduar penalisht, pasi për shkak se ka frenuar menjëherë ka rrëzuar pacienten që ndodhej brenda, duke e dëmtuar kështu edhe më rëndë.
Shtetasi me iniciale L. P., akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i Policisë:
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal i shtetasit L. P., 64 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke transportuar me autombulancë për në spitalin e Fierit, pacienten F. B., për shkak të frenimit të menjëhershëm, është rrëzuar brenda në ambulancë pacientja F. B., duke pësuar dëmtime.