Nuk i merrnin prej katër vitesh/ Drejtori Nano po përpiqet ta mbajë mirë me vartësit? Nis llogaritjen e orëve shtesë të policëve

Prej disa vitesh në detyrë, efektivët e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë përballur me vështirësi të shumta, si dhe me punë me orare të zgjatura, apo shërbime të vështira.

Qe nga protestat e pozitës, problemet me krimin, zgjedhjet, tërmeti, pandemia, karantina etj., efektivët e policisë gjithmonë janë përballur me punë jashtë orarit, në një kohë që janë ngopur vetëm me premtime se “do ti marrin një ditë paratë”.

Por duket se Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, me të ardhur në detyrën e re, mësohet t’u ketë kërkuar drejtorive nën vartësi të llogarisin orët jashtë orarit të punës të policëve ndër vite.

Të dymbëdhjetë drejtorive të qarqeve, Nano u ka dërguar një shkresë zyrtare, me anë të së cilës u kërkon që të përllogarisin detyrimin ekonomik që u kanë efektivëve të policisë, për orët shtesë që ata kanë qëndruar në shërbim.

Pas faturës finale pritet të nisë kompesimi financiar për policët, sipas kodit të punës. Paraprakisht mësohet se, kjo faturë pritet të mbyllet gjatë periudhës së mbetur të vitit 202.

Burimet bëjnë të ditur se, kompensimet mësohet se do të paguhen nga fondet e Policisë së Shtetit, me paratë e konfiskuara nga krimi i organizuar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *