Nuk i ndal “gafat”/ Ministrja e Ramës: Do paguani zero taksa për taksat

Bora Muzhaqi, Ministrja për Rininë, është bërë sërish virale gjatë fjalimit që mbajti ditën e sotme në Kuvend. Gjatë fjalës së saj, Muzhaqi u ndal te kriza ekonomike dhe kritikat e opozitës, ndërsa dha sugjerimet e saj, duke u ndalur te “gafa” që e cilësoi ‘taksa zero për taksat’.

Ajo theksoi se duke nisur nga nesër shqiptarët do të paguajnë zero taksa për taksat, ndërkohë që fjalën e kishte për; ‘zero taksë për pagat’, ku i referohej vendimit për të zeruar taksat për pagat deri në 400 mijë lekë të vjetra që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.

“TVSH për biznesin e vogël është më e ulëta në rajon. Le të flasim për tatim fitimin. Për bizneset e vogla është zero. Për biznesin e madh jemi në nivelin 15%, njësoj si në Serbi. Flasim edhe për taksën për punën. Një person që punon dhe tatohet në Shqipëri ka tatimin më të ulët në rajon. Me një taksë zero për taksat (pagat) deri në 40 mijë lekë duke vazhduar nga nesër. Qytetari shqiptar paguan më pak se të tjerët. Kur vini këtu dhe bëni krahasime thellojeni analizën dhe çojeni deri në fund. Nuk ka qytetar shqiptar që i besojnë analizat tuaja për pseudo ekonomistësh. Kjo qeveri do vazhdojë të jetë në krah të njerëzve në nevojë”, përmbylli fjalën Bora Muzhaqi./Priza.al

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *