Moderatorja Arbana Osmani dhe Olti Curri prej kohësh tashmë nuk kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe madje duket se një ndër shkaqet ka qenë Big Brother.
Së fundmi Olti ka ironizuar Arbanën me foton plot filtra që ka postuar, ku sipas tij më shumë ngjan me Lori Hoxhën se me veten e saj.
“Lori ka dalë yll te kjo foto, edhe veshja super stil, i rrinte shumë mirë edhe Arbanës në spektakël”, shkruan Curri në postimin e tij.
Në fakt kjo foto e Arbanës ka shkaktuar reagime dhe tek ndjekësit të cilët nuk e kanë pëlqyer aspak faktin që ka përdorur photoshop, ndërsa vetë ajo është përgjigjur se ka qenë grimieri Arbër Bytyqi ai që ka ‘luajtur’ me filtrat dhe se ajo nuk e ka problem të shfaqet tek ndjekësit ashtu siç është.
/Priza.al/