Aktorja e njohur Angelina Jolie është një ndër më të dashurat e Hollivudit. Së fundmi, ajo ka folur për jetën e saj profesionale në një intervistë për “Smallzy’s Celebrity Small Talk”, ku ka zbuluar se disa filma të saj nuk i ka parë asnjëherë.
Jolie u shpreh se është shumë kritike ndaj vetes.
“Ka mjaft filma të mi që në fakt nuk i kam parë kurrë, sepse më pëlqen ky proces. Zakonisht kur e shoh zhgënjehem pasi mendoj se do të ishte diçka tjetër. Unë jam një kritike e tmerrshme”, u shpreh Jolie.
Mirëpo, ajo deklaroi se një nga filmat e saj që e ka parë, është filmi i saj “Enternals”, pasi i pëlqen realizimi.
/Priza.al/