Një aksident i frikshëm ka ndodhur në Meksikë ku si pasojë kanë ndërruar jetë 19 pasagjerë. Sipas mediave të huaja, bëhet e ditur se kanë mbetur të plagosur edhe 30 pasagjerë të tjerë.
Autobusi ishte duke transportuar pelegrinët nga shteti Michoacan për në shenjtëroren e Chalma, 50 kilometra nga Mexico City.
Sipas informacioneve nga autoritetet autobusit i janë këputur frenat dhe shoferi nuk ka munduar të shmang përplasjen me një ndërtesë.
Ndër të tjera njoftohet se viktimat janë bllokuar në llamarina, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spitalet e afërta me autoambulanca dhe dy helikopterë.
/Priza.al/