Nuk i ‘shpëton’ vizitave mjekësore/ Lionel Messi në Paris ndjek protokollin rigoroz. Rritet çmimi i biletave për ndeshjet e PSG-së

Lionel Messi u prit si mbret në Paris. Lojtari tani do të vazhdojë tani programin e caktuar, duke shkelur në një klinikë në Neuilly, duke kryer vizitat mjekësore. Një protokoll që duhet zbatuar, përfshirë më të mirin e botës.

Ai pastaj duhet të shkojë në selinë e Paris Saint-Germain për të nënshkruar kontratën që do ta lidhë atë për dy vjet (plus opsionin e tretë) me Paris SaintGermain: 35 mln euro bashkë me bonuse në sezon për ish-kapitenin e Barcelona-s, që ka përshëndetur tifozerinë e tij të re. PSG do ta prezantojë nesër Leo Messin.

Sapo ai zbarkoi në Paris për të nënshkruar kontratën e tij të re me PSG, menjëherë ka ardhur edhe rritja e çmimeve të biletave.

Si rezultat i ardhjes së futbollistit më të fortë në botë, çmimet e biletave për ndeshjen mes PSG dhe Strasburg, të shtunën, në orën 21:00, janë rritur shumë.

Disa vende madje janë ofruar me 970 euro, sektorë më të ulët deri në 350 euro. Me pak fjalë, direkt efekt drastik ai i Messit.

Në ndeshjen e fundjavës do të ketë deri në 1000 euro vende. Mesataret e biletave deri tani janë 300-330 euro. Dhe mendoni, Messi nuk do të luajë këtë javë…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *