Mësohet se Ervin Bushati është emëruar në krye të Postës Shqiptare. Prezantimi i Ervin Bushatit në krye të Postës Shqiptare nesër në orën 14:00.
Më herët ky post ishte mbajtur nga Laert Duraj i cili tashmë është deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Gjirokastrës. Ervin Bushati ishte pjesë e listës PS në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e 25 prill, por nuk siguroi mjaftueshëm vota për të marrë mandatin.
Disa kandidatë brenda kampit rozë thyen herësin e partisë duke fituar mandatin e humbur nga Bushati.
/Priza.al/