Tashmë konsumatorët e kanabisit nuk do ia hedhin lehtë! Një test i vetëm i pështymës tashmë mund të zbulojë nëse dikush ka përdorur kanabis 12 orët e fundit.
Ky test tregon edhe nivelet e përqendrimit të drogës në trupin e tyre, në një kohë shumë më të shkurtër se testet e mëparshme.
Shkencëtarët, e udhëhequr nga profesori Hako Lee i shkollës së Mjekësisë së Universitetit të Harvardit dhe spitali i përgjithshëm i Masaçusetsit , e realizuan testin në 43 përdorues të tjerë të kanabis. Testi zbulon drejtpërdrejt në pështymën e përdoruesve substancën kryesore psikoaktive të kanabisit.
Kanabisi është një nga drogat më të përdorura me të paktën 180 milionë përdorues të rregullt në mbarë botë.
Zhvilluesit e testit janë optimistë se me përmirësimin e mëtejshëm të këtij testi, do të ketë ketë një zgjidhje efektive për kontrollet në rrugë si edhe për punonjësit e punës.
/Priza.al/