Rezulton se gjethet e rrushit janë një ilaç i fuqishëm natyral që kurojnë një sërë sëmundjesh. A e dinit që në pesë gjethe të tilla mund të merrni vetëm 14 kalori? Gjethet e rrushit përmbajnë vitamina A,E,C,K, B6, fibra, hekur, kalcium, mangan dhe magnez.
Ato mund të kurojnë inflamacionet. Janë një burim i mirë antioksidantësh. Magnezi dhe kalciumi që gjendet në këto gjethe janë shumë të mira për shëndetin e eshtrave dhe të muskujve.
Gjethet e rrushit mund të kombinohen fare mirë në një çaj, kundër dhimbjeve të stomakut, kokës apo etheve. Gjithashtu edhe kundër diaresë apo hepatitit.
Rekomandohet që gjithmonë para se të përdorni këto gjethe ti lani me ujë të bollshëm, për ti hequr atyre papastërtitë. Konsumimi i një çaji nga gjethet e rrushit (që ziehen) ju ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve.