“Nuk ishim të frikshëm”, Mbappe me shokë “të uritur”: Objektivi Champions League, e duam shumë atë trofe

Kylian Mbappe rinovoi para pak javësh kontratën me PSG, duke vendosur kështu të qëndrojë në Paris, pavarësisht interesimit të Real Madrid.Nga sulmuesi francez presin të gjithë tifozët e kampionëve të Francës, me suksesin në sezonin që po vjen, që nuk duhet të diskutohet. Në një intervistë të fundit, ylli Mbappe ka thënë se objektivi mbetet Champions League, sado i vështirë të jetë.

“Në sezonin e fundit ne nuk ishim të frikshëm, madje secila skuadër mund të na dëmtonte. Duhet të kthehemi dhe të intimidojmë skuadrat e tjera në Francë, u bënë dy vite që na mungon një karakteristikë e tillë.Objektivi? Epo, ai dihet është Champions League. Është një objektiv që ne e kemi të deklaruar dhe sigurisht do të punojmë shumë për të. Nuk ka nevojë për shumë fjalë rreth Champions League, mjafton të theksohet se ne e duam shumë atë trofe” – Tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *