Kreu i PD-së Sali Berisha ka komentuar për herë të parë shkarkimin e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit Gledis Nano për të cilën tha se nuk ishte në listën e komisarëve që kishin lidhje me trafikun e drogës.
Sipas Berishës, shkarkimi i tij erdhi pas përplasjeve me Ramën për çështjen e Call Centrave, pasi është hapur një hetim zyrtar.
“Në 30 vite është një aktet më mafioze të shtetit, sepse Glkedis Nano ishte një komisar i gjeneratës së re, emri i të cilit nuk figuronte tek 130 narkokomisratët e raportit të SHISH.
Nuk kam pasur iluzion, se ai do ishte i suksesshëm, por nuk kam patur informacion se ai kishte lidhje me grupet kriminale dhe kjo ishte diçka pozitive pasi ishte me i lirë për të përballuar detyrat.
Po Nano pati edhe një çështje me Ramën. Call Center, pasi doli emri i Olsi Ramës, pasi në hetime janë përfshirë edhe autoritet gjermane.
Por këtu dolën edhe problemet e ballukut, dhe të gjithë këto së bashku bën se ai të largohet si agjent imperialist amerikanë” tha kryedemokrati.