‘Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi’/ Këngëtarja acarohet keq: 27 vjet i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, ju kam lënë Zotin!

Rrëzimi i Fifit në mes të spektaklit live në Big Brother Vip, duket se ende nuk është harruar nga njerëzit dhe herë pas herë e përdorin edhe për shaka dhe ironi. Vendi ynë disa ditë më parë u lëkund nga një tërmet i cili e kishte epiqendrën në Greqi.

Si duket, disa persona e kanë paraleli tërmetin me rrëzimit e Fitit.

Në rrjete sociale një person ka shkruar: ‘Nuk ishte tërmet, u rrëzua Fifi’, dhe këngëtarja ka reguar në Instagram.

Fifi e quan bullizëm, ndërsa shton se prej kohësh e ka vuajtur këtë gjë.

‘Dhe ja pra miq të dashur kemi edhe kështu lloj njerëzish akoma, ja pra miq të dashur 27 vjet unë i kam kaluar me njerëz të tillë nëpër këmbë, por si puna ime, sa janë? Pastaj mund të thoni që Fifi ka probleme? Ka Fifi apo njerëzit me Fifin? Po si mua sa njerëz të tjerë bullizohen në ditë? Si puna ime sa femra të tjera përqeshen e nëpërkëmben? Sa njerëz të tjerë plasin e munden e ti bëjnë dëm vetes? Marre, marre, marre! Ndërkohë ty dhe shumë të tjerëve jau kam lënë Zotin o njerëz pa njerëzi’ – ka shkruar këngëtarja.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *