Nuk iu bind urdhrit të Policisë së Kosovës dhe kaloi kufirin pa ndaluar, arrestohet 41-vjeçari

Policia e Kukësit ka arrestuar një 41-vjeçar pasi ky iu bind urdhërit të Policisë së Kosovës, dhe më pas u largua me shpejtësi, me automjet, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi.

Policia thekson se nga kontrollet e ushtruara në automjetin që drejtonte i ndaluari, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

42-vjeçari do të akuzohet për veprat penale penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Njoftimi i Policisë:

Nuk ndaloi pas urdhrit të Policisë së Kosovës, por u largua me shpejtësi, me automjet, në drejtim të Shqipërisë, duke mos ndaluar as në kufi, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit të imtësishëm që shërbimet e Policisë ushtruan në automjetin që drejtonte i ndaluari, nuk u konstatua asnjë send i kundërligjshëm.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua shtetasi S. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Bardhoc, për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *