Nën masa të rrepta sigurie, 45-vjeçari Belul Kokollari është sjellë mbrëmjen e sotme pranë ambjenteve të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.
Në një seancë që ka zgjatur vetëm 5 minuta, Kokollari është njohur me akuzën e ngritur ndaj tij nga prokurorja A.Papajani. Ndaj dajës monstër është marrë vendimi që të qëndrojë në burg.
Pasi ka dëgjuar akuzën, mësohet se Kokollari ka thënë vetëm “është një montim” dhe më pas policia e ka nxjerrë nga salla dhe e ka shoqëruar drejt ambienteve të IEPV-së Berat.
Ndaj 45-vjeçarit rëndon akuza e “marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me të mitur”. Ai u arrestua mesditën e sotme në pikën kufitare të Morinës, duke ardhur për Shqipëri.
45-vjeçari nga Prizreni Belul Kokollari u akuzua nga nipi i tij 8 vjeç se kishte abuzuar me të seksualisht një muaj më parë, kur ai me nënën kishin shkuar për pushime tek daja në Prizren.
/Priza.al/