Nuk iu mjaftoi pushtimi i Afganistanit, talebanët i futen ‘botës’ së drogës…

Pas pushtimit të Afganistan, talebanët mesa duket kanë vendosur ti futen edhe ‘botës’ së drogës. Gati 3 ton heroinë janë sekuestruar në një port të Indisë, vlera e së cilës përllogaritet diku te 2.7 miliardë dollarë. Sipas BBC, droga kishte ardhur nga Afganistani dhe u vendos në Portin Mundra të Gujarat. Njëri nga konteinerët mbante një sasi prej rreth dy mijë kilogramë heroinë, kurse në tjetrin rreth 1 mijë kilogramë. Dy persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë duke u hetuar, thuhet në një deklaratë.

“Hetimet e kryera deri më tani kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e shtetasve afganë, të cilët janë nën hetim,” tha agjencia. Vlen të përmendet se Afganistani është prodhuesi më i madh i opiumit në botë, e cila përdoret më pas për prodhimin e heroinës.

Përpjekjet e Shteteve të Bashkuara dhe të komunitetit ndërkombëtar për ta kontrolluar tregtimin e heroinës kanë qenë kryesisht të pasuksesshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *