‘Nuk janë bashkëpunues, na fshihen’/ ‘Shpresa’ që dha Kreu i Antiterrorit shqiptar, kur në ‘Al Hol’ ka të paktën edhe 30 shqiptarë të tjerë    

U konsiderua si një super-operacion evakuimi kur shumë shtete të tjera i kanë tërhequr dhe po i tërheqin pa shumë bujë shtetasit e tyre të mbetur në kampet kurde mes Sirisë dhe Turqisë.

Megjithatë, ka çuditur sot kreu i Antiterrorit shqiptar, Gledis Nano, i cili kur ka treguar disa “detaje” nga terreni në lidhje me operacionin e riatdhesimit të 19 shqiptarëve, nga një kamp në Siri, ka përmendur faktin se atje ka edhe shumë të tjerë.

Kreu i Antiterrorit tregon detaje nga operacioni: Janë edhe 30 shqiptarë të tjerë në kampin “Al Hol”, disa fshihen dhe nuk duan të rikthehen

Në një prononcim për mediat, Nano tha se, janë të paktën edhe rreth 30 persona të tjerë në kampin “Al Hawl”, ndërsa theksoi se, pjesa e tyre nuk janë bashkëpunues me strukturat, për të ndihmuar për rikthimin e tyre në atdhe.

Kreu i Antiterrorit, Gledis Nano ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat lidhur me operacionin e riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampi famëkeq në Siri drejt Shqipërisë.

Para mediave, ai u shpreh se kishte pasur vështirësi në finalizimin e riatdhesimit për shkak të prezencës së ISIS në terren.

Sa i përket bashkëshortëve të grave që mbërritën sot në Shqipëri, Nano tha se, një pjesë e tyre janë në burg, të tjerë të fshehur në terren, ndërsa për të tjerë dyshohet të kenë vdekur në luftime. Ndërkohë që shtoi se, në kamp ka edhe rreth 30 shqiptarë të tjerë, me të cilët po punohet për t’i riatdhesuar.

“Është punuar që në operacionin e kaluar, janë identifikuar persona në kampin ‘Al- Hol’ dhe janë transferuar në kampin Roj, ku ka më tepër kushte për të jetuar. Kjo u realizua herën e kaluar dhe operacioni ka qenë në vijim pa asnjë ndërprerje që kur u nisëm për të kryer operacionin e dytë.

Vështirësitë janë për shkak se ISIS ka ende prezencë në terren. Këta familjarë, fëmijë dhe gra nuk lejohen të riatdhesohen se duhet të qëndrojnë aty. Në kuptim të bashkëpunimit me agjencitë e tjera ligjzbatuese në rajon, ka pasur lehtësira se marrëdhëniet janë më të ngushta.

Po punojmë në atë drejtim dhe disa persona ndodhen në burg në Sirinë verilindore, një pjesë e tyre janë larguar dhe janë fshehur në terren ndërsa për një pjesë ka dyshime të kenë humbur jetën nga luftimet. Janë rreth 30 persona të tjerë, pjesa më e madhe është në kampin Al-Hol dhe nuk janë aspak bashkëpunues”,- përfundoi Nano.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *