Moderatorja nga Kosova, Rida Gërdovci është në një lidhje me Liberian Selimin, i cili njihet për publikun si vëllai i reperit Getoar Selimi, por çiftet nuk i kemi parë ndonjëherë bashkë në rrjete sociale apo në publik. Për këtë arsye kurioziteti i fansave për marrëdhënien e tyre ka qenë gjithmonë i madh.
Rida ka qenë së fundmi e ftuar në një emision ku ka folur për raportet që ka me Marina Vjollcën. Ajo tregoi se me moderatoren shqiptare nuk takohen shpesh për shkak njëra jeton në Tiranë dhe tjetra në Prishtinë.
Gjithashtu Rida ka zbuluar cilësitë që i pëlqejnë më shumë tek kunata e saj. Ajo e ka përshkruar Marinën si një njeri të thjeshtë dhe shumë të ëmbël.
‘Puna shpeshherë nuk ma mundëson udhëtimin drejt Tiranës, por Marina është person shumë i thjeshtë, shumë e ëmbël. Më ka lënë realisht përshtypje të mira si person në atë periudhë që kam pasur mundësi të qëndroj me të, kështu që është shumë e mirë’, tha ajo.
Moderatorja ka shtuar se Marina e ka komplimentuar edhe për punën e saj dhe thjeshtësinë në prezantim.
Ndërkohë pas shumë zërave që qarkulluan lart e poshtë se Marina nuk do e prezantonte më ‘Klanifornian’, ajo i hodhi poshtë të gjitha aludimet pasi u shfaq më e bukur se kurrë me barkun e rrumbullakosur duke drejtuar spektaklin.
/Priza.al/