Ola Zenelaj dhe Murati, ish-konkurentë të Përputhen, dolën së bashku çift nga emision, por mbrëmjen e djeshme Ola deklaroi që nuk ishin më bashkë. Ajo u shpreh se pas daljes nga emisioni gjërat u ftohën dhe se Murati kishte hatërmbetje , arsyen e të cilës ish-konkurentja nuk e di.
“Kanë ndodhur shumë gjëra. Jemi përballur me realitetin përtej kamerave, jemi distancuar pak, si puna, si njëri-tjetri. Nuk jemi bashkë. Mendoj se ka një qejfmbetje nga ana e tij, gjë që nuk ma ka shprehur prandaj nuk flasim. Mendoj i ka ngelur qejfi nga ndonjë video që kam hedhur unë në rrjete sociale, gjë që ndodh në imagjinatën e tij sepse nuk ka diçka reale. Ai nuk ka kërkuar as sqarime, prandaj dhe unë dhe nuk ia jap. Të kishte dashur do më kishte pyetur”, tregoi Ola.
/Priza.al/