Kryedemokrati Lulzim Basha theksoi ditën e sotme gjatë fjalës së tij në Kuvend se si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër. Pasi falënderoi pjesëmarrësit, Basha tha se vendimet e Kuvendit i presin demokratët dhe Shqipëria.
Basha paralajmëroi se nuk do të lejojë në parti njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë e devijime populiste.
Fjala e Bashës;
“Zgjedhim të ardhmen është moto e kuvendit të 18 dhjetori, nuk është një slogan, por një qëndrim politik ku ftohen sot përfaqësuesit e zgjedhur legjitimë të kuvëndit. Para se të vendosim në këtë Kuvend dua tu them shqiptarëve se thelbi i asaj që do zgjedhim sot do jetë përcaktues për Shqipërinë e së nesërmes.
Ne jemi PD e Shqipërisë, 31 vite me sukseset dhe dështimet tona në qeveri dhe opozitë. Jemi ne demokratët shqiptarë që kemi përcaktuar shkëptujen nga diktatura Ndaj si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër. Që ne të bëhemi bindës për shqiptarët, të kthejmë besimin duhet të guxojmë t’u themi sot atyre ndaj si do të jetë PD sot do të jetë Shqipëria nesër.
Do të jemi partia më e pastër në Shqipëri në përbërje të saj, duke mos lejuar në rradhët tona dhe në ekipet drejtuese të PD, njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Dhe duhet të biem dakord sot për këtë standart i cili do të përfshijë këto kategori.
Nuk do të lejojmë në stukturat drejtuese të PD njerëz që kanë lidhje me historinë e dhimbshme të shqiptarëve që ka qenë diktatura komuniste. Historia e genocidit komunist në Shqipëri, nuk do gjejë kurrë jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim dhe atë parti. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.
Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz të inkriminuar, në cfarëdo veprimtari kriminale gjatë këtyre tridhjetë viteve, që janë bërë objekt i dënimeve penale, për krime ndaj qënieve njerëzore, krime ekonomie, vepra penale apo përfshirje në organziata kriminale. Dhe këto jo vetëm për që do bëhen të zgjedhurit e popullit shqiptar por dhe të zgjedhurit brenda PD. Si do të jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.
Nuk do të lejojmë në strukturat drejtuese të PD, njerëz që cenojnë orientimin perëndimor të Shqipërisë, devijime populiste dhe nacionalizma të verbër që synojnë destabilizim të rajonit dhe krijojnë pasiguri për të ardhmen e Shqipërisë. PD duhet të jetë garancia e shqiptarve që do të jetojnë në një vend me sytë mendjen dhe trupin në Perëndim. Si do tëj jetë PD sot do jetë Shqipëria nesër.” u shpreh Basha.
/Priza.al/