“Nuk jemi tërhequr nga interpelanca me Ramën”, Bardhi: Spiropali s’përgjigjet dot për skandalin McGonigal

Deputeti i PD, Gazment Bardhi duke folur për arsyet që qëndrojnë pas shmangies së kryeministrit Rama nga kjo ngjarje, tha se nuk është tërhequr nga interpelanca me kryeministrin në lidhje me çështjen “McGonigal”.

I ftuar në News24, Bardhi tha se ministrja Elisa Spiropali nuk mund të përgjigjet për këtë çështje, pasi ky skandal nuk mund të mbulohet nga ajo. Ai shtoi më tej se pyetjet në lidhje me rrethanat e takimeve të Ramës me McGonigal, çështjet e diskutuara dhe informacioni i dërguar nga zyra e tij janë çështje që vetëm kreu i qeverisë mund t’i japë përgjigje.

“Nuk jam tërhequr nga interpelanca dhe e kam bërë të qartë edhe sot. Ne kërkuam interpelancë me Ramën për një çështje të tij private, nuk lidhet me diçka që mbulohet nga ministrja Spiropali. Kjo është seanca e dytë ku kryeministri mungon dhe në bazë të rregullores kërkuam prezencën e tij. Kur kjo ndodh ai është i detyruar të vijë në seancë. Ka patur vetëm një rast ku kolegu Agron Shehaj kishte kërkuar interpelancë dhe ai kishte bërë të njëjtën gjë.

Kisha pyetje se çfarë është biseduar mes kryeministrit dhe agjentit të FBI. Së dyti flitet për informacion në aktpadinë e SHBA të dërguar nga zyra e Ramës, do pyetej se çfarë informacioni ishte dërguar. Cilat ishin rrethanat e takimit të tij të parë me McGonigal? Janë çështje që ka dijeni vetëm Rama, prandaj prezenca e tij ishte e detyrueshme. Nëse do e thërrisja si të pandehur do kishte të drejtë të mos përgjigjej”, tha Bardhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *