Ish-drejtoresha e Tatimeve Brisida Shehaj, në intervistën e zhvilluar ajo ka bërë një deklaratë të fortë ku ka thënë se është e gatshme që të bëhet nënë edhe nëqoftëse nuk do të arrijë të ketë një partner në krah.
Sipas saj e rëndësishme është mbeshtetja që i jep familja dhe se është e ndershme që të marrë një vendim të tillë se sat ë shtiret si shumica.
“Është e vetmja dëshirë që kam pasur. Sa herë diskutoja me mikeshat e mia të ngushta, se thoshin “ti shumë e realizuar, ja i ke të gjitha”, i thosha “ndonjëherë Zoti të jep atë që s’do”. E kam marrë përsipër vendimin për të qene nënë e vetme, ndoshta në një periudhë të afërt dhe do e realizoj.
Të qenit nënë qëndron përtej një marrëdhënieje, është një fat që ehe vjen edhe nuk vjen por nuk kam ndërmend ti heq mundësinë vetes të bëhem nënë, shpresoj të ndodhi sa më shpejt e të bëhem nënë.
Të kisha dikë në krah do të ishte shumë mirë por kam fatin e madh që kam përkrahjen e familjes. E kuptoj që do të ketë gjykime paragjykime fyhen shumë nënat pa bashkëshort në krah, por që është një vendim personal që nuk kërcënon askënd është më e moralshme që të bësh një zgjedhje të tillë se sa të shtiresh siç bëjnë 80 përqind e njerëzve që shihen si të lumtur vërdallë. unë nuk jetoj për politikën edhe televizionin”, ka deklaruar ajo.