Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur nga foltorja e Kuvendit dhe ka reaguar ashpër për rrëzimin e rezolutës që dënonte gjenocidin në Srebrenicë.
Kjo rezolutë ishte propozuar nga deputeti i PD-së Tritan Shehu. Berisha i është kthyer deputetëve të PS-së duke theksuar se ky qëndrim tregon qëndrimin e narkoshtetit.
“Tipar më kardinal i narko-shtetit u shfaq sot në këtë parlament, refuzimi i denoncimit të gjenocidit të Srebrenicës që e ka dënuar PE dhe kongresi i SHBA-ve dhe çdo vend tjetër i lirë, përveç Serbisë, Bjellorusisë dhe Vladimir Putinit. U bashkuat sot me ta, në aktin më të turpshëm, më të paimagjinueshëm, duke qenë vetë komb që ka pësuar gjenocide ciklike nga 84-1999. Se ngritët dorën se dirigjenti juaj s’ju lejon, civiliteti ju mungon. Ai që vihet përballë gjenocidit që shënon kulmimin e krimeve, vrasjet dhe përdhunimet. A jeni shqiptar ju apo jo?”, tha ai.