Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë thirrje për mosndërprerje të procesit të numërimit të votave. Me anë të një statusi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ai i ka drejtuar një thirrje të gjithë komisionerëve të KZAZ-ve. Celibashi tha se nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve.
Ai saktëson se numëruesit dhe komisionerët e lodhur, duhet të zëvendësohen menjëherë. Gjithashtu, Celibashi i rikujton subjekteve politike që të mbajnë premtimin publik për të garantuar numërim dhe vlerësim të pandërprerë të votave.
Postimi i Celibashit:
2/2 Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.
1/2 Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave.
1/2 Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave.