Gjyqtari i Tiranës, Agron Zhukri është shkarkuar nga shkalla e parë e Vetting-ut, pasi ka rezultuar me probleme në kriterin e pasurisë.
Zhukri u paraqit më 17 prill në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha, për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve. Ka rezultuar se Zhukri nuk ka deklaruar ndonjë pasuri në posedim apo përdorim, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka deklaruar disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Sipas KPK-së, nuk janë vërtetuar një pjesë e të ardhurave të deklaruara nga aktiviteti privat, si dhe nuk është provuar pagesa e detyrimeve tatimore për të ardhurat si ndërmjetëse.
Kujtojmë se Zhukri është gjyqtari që i dha vulën e Partisë Demokratike, ish-kryeministrit Sali Berisha.